Për disa persona me autizëm ChatGPT është një rrugë shpëtimi Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë të provuarit e aftësive të komunikimit dhe për disa ofron një burim ku të drejtohen kur jeta bëhet e vështirë
Madi Young një konsulente me autizëm në Seattle SHBA, është e kënaqur që gjeti ChatGPT. Ajo po përdor chatbot-in për biseda terapeutike dhe si "shok", përpos në punën e saj
Shumë njerëz me autizëm janë rritur duke u thënë se janë si robotë, thotë Young. Kur doli ChatGPT "kuptova që dukej si unë" – logjik dhe specifik
Sipas Young, shumë persona me autizëm përdorin ChatGP se është gjithmonë i disponueshëm dhe falas, me të mund të modelosh biseda dhe si të shprehesh, është burim njohurish dhe pavarësi
Sipas Lauri Goldkind, profesore në Universitetin Fordham, inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në kapërcimin e hendekut nga qasja me ndërprerje në shërbimet e shëndetit mendor si terapia, duke peshuar të mirat dhe të këqijat
Andrea Vallone, menaxher në OpenAI thotë se ChatGPT nuk synon të zëvendësojë profesionistët në trajtimin e shëndetit mendor “Ne inkurajojmë përdoruesit të kërkojnë mbështetje nga profesionistët” "Ka një aspekt të lidhjes njerëzore që thjesht s’mund ta zëvendësosh"
Na ndiqni në YouTube në kanalin Autism Albania!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments