Për të vegjlit me autizëm, më shumë orë ndërhyrjeje nuk janë domosdoshmërisht më të mira
Një studim i udhëhequr nga UC Davis Health zbuloi se dy modele të shquara te nderhyrjes se hershme EIBI dhe ESDM nuk ndryshonin efektshmerine ne zhvillim dhe permiresim nese jepen 15 ose 25 orë në javë. Të dyja ndërhyrjet ndryshojnë ne qasjet terapeutike pasi EIBI bazohet në analizën e aplikuar te sjelljes (ABA) dhe përdor udhëzime të thjeshta dhe të strukturuara për të mësuar fëmijët. ESDM është natyraliste dhe bazohet në shkenca zhvillimore dhe të sjelljes me një stil ndërveprues në aktivitetet e përditshme, lojë dhe rutinat tipike. Studimet e mëparshme kanë dokumentuar që të dy llojet e trajtimit mund të rezultojnë në përfitime të konsiderueshme të fëmijëve në nivelet e të mësuarit dhe aftësitë njohëse dhe adaptuese. Sidoqoftë, rekomandimet për një numër specifik të orëve në javë të trajtimit janë bazuar me teper në supozime sesa në te dhena eksperimentale te konsiderueshme. Studiuesit zbuluan se as stili, as intensiteti i ndërhyrjes nuk kishin një efekt të ndryshëm në përgjithësi në fushat matese te rezultateve të studimit: përparimi i fëmijëve në gjuhën e kuptuar, komunikimin shprehës, aftësite joverbale dhe ndryshimi i simptomave të autizmit. Ata gjithashtu zbuluan se ofruesit e trajtimit në të dy modelet i përdorën modelet në mënyrë fleksibile për të përmbushur nevojat individuale të fëmijëve. Të dy modelet tentuan të sigurojnë strukturë dhe praktikë më të madhe për fëmijët që kishin nevojë për të, dhe më shumë zgjedhje të fëmijëve dhe mësim natyralist për fëmijët që ishin të gatshëm për të. "Prindërit mund ta konsiderojnë qetësuese që edhe brenda qasjeve shumë të specifikuara të trajtimit terapistët përshtaten me nevojat individuale të fëmijëve." Gjithashtu studimi tregoi qe ashpërsia fillestare e vonesës në zhvillim dhe ashpërsia e simptomave të autizmit nuk ndikuan në ndikimin e stilit ose intensitetit të trajtimit në ndonjë nga rezultatet. Keto rezultate te studimit zbatohen vetëm për fëmijët e moshës së hershme dhe duhet të vërtetohen përmes replikimit nga studime te tjera. Qasja e studimit gjithashtu duhet të zbatohet për fëmijët e moshave me te medha për të kuptuar përgjigjet e tyre ndaj këtyre trajtimeve dhe intensiteteve të ndryshme. https://www.sciencedaily.com/rel.../2020/10/201019133644.htm
#autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments