Përherë e më shumë kompani po punësojnë persona me autizëm sepse kanë aftësi të jashtëzakonshme dhe një perspektivë të pazakontë prej të cilave përfiton kompania, që ndërkohë përmirëson neurodiversitetin në vendin e punës
Më i zgjuar më i shpejtë: Autizmi në Punë quhet programi Autism at Work i JPMorgan Chase (banka më e madhe në Amerikë e në botë) që zbuloi se 300 e ca punonjësit e saj neurodiversë janë 48% më të shpejtë dhe 92% më produktivë se punonjësit e saj neurotipikë
Programi Autizmi në Punë filloi në vitin 2015 duke rezultuar goxha i suksesshëm, saqë banka JPMorgan Chase do që të punësojë qindra të tjerë me autizëm në vitet e ardhshme në gjithë botën
Programi u ofron të punësuarve me autizëm trajnime, miqësi informale dhe mentorë për gjithçka, nga këshillat për karrierën tek me kë ha drekën në punë
Të punësuarit me autizëm përjetojnë një proces intervistimi të përshtatur, kanë akses tek mentorët e punës dhe një zyrë të dedikuar për përfshirjen e aftësisë së tyre
Në botë ekziston autizëm dhe papunësi, por JPMorgan Chase e sheh autizmin jo problem por pjesë të zgjidhjes, sepse ka talent dhe aftësi të fshehura në persona me autizëm që nuk kalojnë dot procesin e intervistës tipike të punës
Nuk është bamirësi, thjesht JPMorgan Chase kërkon kudo për talent e aftësi
Na ndiqni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://www.youtube.com/@anjezadishnica
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments