top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Raporti prind–femije ne procesin terapeutik A mund te trajnohet prindi e te punoje me femijen e tij?


Raporti prind – femije ne procesin terapeutik

A mund te trajnohet prindi dhe te punoje me femijen e tij?


Autizmi eshte nje crregullim qe prek sjelljen e femijes dhe menyren se si i qaset ambjentit qe e rrethon dhe te tjereve.

Kur nje femije shfaq shenja te spektrit te autizmit dhe rekomandohet qe te filloje nderhyrje terapeutike, prindi duhet te jete personi kryesor i cili duhet te angazhohet me femijen per ta ndihmuar dhe nxitur se pari ne nderveprim.

Shume prinder ankohen qe femija nuk ulet me ta, nuk zbaton komanda, nuk i degjon, ben mjaft sjellje dhe largohet. Kjo ndodh sepse per nje kohe te gjate ju keni ndjekur femijen ne sjelljet e tij shamngese, nuk e keni presionuar ne kerkesa, keni perforcuar pa e ditur sjelljet e tij shmangese, refuzimet, e keni lene per nje kohe te gjate te luaje vetem me lojerat e tij te preferuara, apo te qendroje gjate ne ekran duke pare me ore te tera, pra ju keni qene personi qe ndiqnit femijen ne sjelljet e tij, duke mos mundur ta terhiqni femijen t’ju ndjeke apo te beje ate cfare i kerkoni.

Kur ju vendosni te trajtoni femijen dhe ta ndihmoni duke e nxitur, duke i kerkuar, duke i dhene komanda, kjo do te marre kohe dhe po ashtu ju duhet te perdoni disa teknika specifike, si dhe duhet te ndryshoni qasjen ndaj femijes, pra ju nuk do te jeni me ai prindi qe vetem ploteson, por qe edhe kerkon. Natyrshem femija do te reagoje, sepse ju ndryshoni qasjen dhe kjo do te marre kohe, e cila eshte specifike per cdo femije dhe prind.

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania!

Na ndiqni!


37 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page