top of page

Sapo kam përfunduar seancën e parë terapeutike me një vogëlush. Çfarë duhet të bëni ju prindërit?


Sapo kam përfunduar seancën e parë terapeutike me një vogëlush

Në një rast të tillë, situata është e re, personi është i ri, ambienti është i ri, është krejt normale që fëmija të ketë reagime, të ketë refuzime e ndoshta edhe të qajë.

Çfarë duhet të bëni ju prindërit?

Së pari ju duhet të jeni të pranishëm gjatë terapisë në mënyrë që të siguroni dhe qetësoni fëmijën me praninë tuaj

Së dyti, të jeni bashkëpunues dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga terapistja për ta ndihmuar atë në marrëdhënien që ajo po fillon të ndërtojë me fëmijën tuaj.

Tre, jini pozitiv dhe vëzhgoni me kujdes se si reagon terapistja, si e ndërton ajo marrëdhënien me fëmijën, si i menaxhon sjelljet e tij, në mënyrë që edhe ju të veproni në të tilla situata në të njëjtën mënyrë, në mënyrë që të menaxhoni sjelljen e fëmijës.

Katër, komunikoni me terapistin në mënyrë që fëmija të ekspozohet gradualisht ndaj procesit të terapisë dhe seancave në varësi të ritmit dhe moshës së fëmijës.

Pesë, jini të durueshëm dhe jepini kohë fëmijës dhe terapistit për të parë ndryshimin

Së gjashti, vëzhgoni dhe vlerësoni se çdo ditë diçka po ndryshon dhe fëmija juaj po qetësohet dhe po ndërton një marrëdhënie me terapistin.

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania!

Na ndiqni!

コメント


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page