top of page

Shenja që tregojnë se bebi juaj NUK ka autizëm

Updated: Jul 24, 2023


Shenja që tregojnë se bebi juaj NUK ka autizëm


1. Bën kontakt me sy me njerëzit që në moshë të hershme, ndjek me sy fytyrat dhe objektet ndërsa lëvizin nëpër dhomë


2. U përgjigjet tingujve duke kthyer kokën drejt burimit të zërit, eshte vigjilent kur dëgjon zëra të njohur, ose zhurma të tilla si lodra ose muzikë


3. Buzëqesh dhe qesh

Buzëqeshjet sociale zakonisht zhvillohen rreth 2 muajsh, ndërsa e qeshura shpesh pason rreth moshës 3 deri në 4 muajsh. Këto janë shenja të rëndësishme sociale që tregojnë se bebi po ndihet i lumtur dhe rehat në ambient


4. Arrin dhe kap objektet

Tregon se bebi ka zhvilluar aftësi koordinimi të syve dhe duarve, thelbësore për zhvillimin fizik dhe kognitiv. Rreth moshës 4 deri në 6 muajsh, bebet fillojnë kapin objektet që mund të arrijnë, i kapin me të dy duart, i tundin, i përplasin bashkë ose i fusin në gojë


5. Shfaq interes për njerëzit

Cka tregon zhvillim të shëndetshëm social dhe aftësi të forta njohëse dhe të kujtesës – njeh fytyrat e njohura! Bebet tregojnë interes për njerëz duke i ndjekur me sy ose duke u kthyer nga u vjen zëri

Na ndiqni në YouTube në kanalin Autism Albania!


Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page