Shenjat e autizmit:
- Anjeza Dishnica ali
- Jan 16, 2024
- 2 min read
Nese femija juaj shfaq shumicen e ketyre shenjave, ju keshilloj te konsultoheni ose te vleresoni femijen me profesioniste
Veshtiresi ne nderveprimin social, ndervepron shkurt me ju, ose nuk ndervepron. Kjo shfaqet sidomos kur prindi tenton ti mesoje femijes dicka dhe femija shmanget, axhitohet, nuk pranon, nuk ndjek, do ti beje gjerat vetem sic do ai, p.sh. prindi merr librin dhe perpiqet ti tregoje nje perralle ose imazhet, femija tenton vetem te shfletoje librin ose te tregoje atehere kur ai do, pra prindi e ka mjaft te veshtire ti mesoje femijes dicka. Edhe nese femija mund te komunikoje, edhe nese flet, ka ze te ulet ose monoton
Loja vetmitare, luajne vetem, ne heshtje, edhe kur jane ne prani te te rriturve ose femijeve te tjere. Nuk kane interes per te luajtur me ta dhe kryesisht loja vetmitare eshte rreshtim i objekteve, derdhje, rremuje, ne sensin qe i hedh te gjitha objektet nga kutite, i grumbullon, i mban ne duar. Rreshtimi i lodrave, rreshtojne kryesisht makina, forma, lapsa, por mund te rreshtojne gjithcka qe shohin, p.sh. shishe te lengjeve, shishe te detergjenteve
Ekolalia – perseritje e fjaleve ose fjalive qe degjon, pra i thote pas jush, ose thote te njejten fraze gjithe kohes, p.sh. sa bukur, sa bukur, dhe e perserit gjithe kohen, ose mami, mami, per cdo gje, pa arritur te shprehen, ose anglisht, oh yes, kur duan dicka
Fiksime te forta qe ndryshojne beftas, variojne me periudha nga njera tek tjetra, p.sh. nje muaj i pelqejne makinat, muajin tjeter nuk i do, humbet teresisht interesin dhe kalon ne lego, ose mickey mouse. Pra fiksime te forta qe ndryshojne ne kohe te shkurter
Levizjet perseritese trupore (flapping) kur jane te ekzaltuar, ecejake ne nje ambjent, levizje trupore te vazhdueshme sidomos te kraheve kur shohin nje film ose jane ulur
Na ndiqni dhe në https://youtu.be/C45ZFFhGnfM
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments