top of page

Shenjat e autizmit ne moshen e hershme

Shenjat e autizmit ne moshen e hershme Shenjat e hershme te autizmit mund te zbulohen tek foshnjat e vogla, por me gjithe ate, shume femije me autizem nuk marrin nje diagnoze para moshes 2 ose 3 vjecare Edhe pse kjo nuk ndodh, cdo femije me crregullim te spektrit te autizmit mund te diagnostikohet që foshnje dhe diagnoza para moshes se kopshtit ka shume rëndësi. Sipas Qendres se Kontrollit per Semundjet, autizmi mund te diagnostikohet me saktesi ne moshen 18 muajshe, ne disa raste dhe me heret. Rregullisht mjekët kryejne nje ekzaminim per crregullim te spektrit te autizmit ne moshen 9 muajshe, 18 muajshe, 2 vjecare dhe 3 vjecare, ne kuader te shëndetit dhe mirerritjes. Sa me heret te diagnostikohet nje foshnje me crregullim te spektrit te autizmit, aq me shpejt mund te nisë ndërhyrja dhe identifikimi I burimeve me te mira terapeutike. Megjithë këtë shume femije me crregullime te spektrit nuk marrin diagnoze deri ne moshen 2 apo 3 vjecare, por vetëm pasi femija ka nisur kopshtin dhe nderveprimet sociale kane nisur te tendosen. Nuk eshte kurre shume vone per tu diagnostikuar si dhe per te gjetur burimet me te mira me qellim mireqenien e nje femije me crregullime te spektrit te autizmit. Sa me heret te diagnostikohet nje femije (sidomos ne vitet formuese te tij), aq me here tai mund te perfitoje nga nderhyrja terapeutike

Shenjat e autizmit tek bebet Cdo foshnje, femije dhe I rritur me crregullime te spektrit te autizmit do te shfaqe simptoma unike, por, ekzistojne disa trajta kyçe te cilat tregojne crregullime tek foshnjat. Zakonisht foshnjat me crregullime te spektrit nuk nderveprojne me te tjeret ne te njejten menyre si foshnjat neurotipike. Kjo shfaqet tek nje foshnje ne formen e mosreagimeve ndaj levizjeve te duarve, nuk krijon kontakt sy-me -sy dhe nuk reagon ndaj mimikave ose nuk I krijon ato. Gjithashtu, foshnjat me crregullime te spektrit jane me te bezdisshme dhe me te veshtira per tu qetesuar apo shperqendruar sesa bashkemoshataret e tyre neurotipike. Ata mund te shqetesohen nga teksturat, carcafet dhe rrobat (sidomos te rejat), hutohen nga lodrat me drita dhe zhurma. Shenjat e hershme te nderveprimit social te ulet mund te verehen qe ne moshen 6-9 muajshe kur bebet neurotipike nisin te imitojne boten qe e rrethon. Foshnjat te cilat vuajne nga crregullime te spektrit nuk iu pergjigjen lojrave me te qeshur te kujdestareve te tyre. Disa foshnje te ngulin syte me veshtrim te zbrazet, jane te pavemendshem ndaj lojes dhe shprehjeve te fytyres, ose shqetesohen nga te qeshurat e Tjetrit. Ata mund te ngjajne apatike ndaj nje toni te shqetesuar zeri ose te bertiturave. Femijet me crregullime te spektrit gjithashtu kane mungese te disa elementeve te rendesishem te zhvillimit , si p.sh: pergjigja ndaj emrit kur e therrasin, ose belbezimi ne moshen 12 dhe 16 muajshe. Rreth moshes 18 muajshe, shumica e femijve nisin lojerat imagjinative, ndersa femijet me crregullime te spektrit nuk tregojne interes ndaj tyre, ose frustrohen prej tyre.

Autizmi tek femijet e vegjel Femijet e vegjel me crregullime te spektrit zakonisht shfaqin nje pershkallezim te simptomave te shprehura gjate foshnjerise. Foshnjat te cilat nuk kryenin kontakt me sy dhe nuk kishin nje lidhje emocionale me kujdestarin i ruajne keto simptoma pergjate vegjelise. Femijet e vegjel me crregullime te spektrit e shfaqin frustrimin e tyre me ane te tantrumeve ose shperthimeve, por eshte e rendesishme te mbahet mend se keto simptoma te autizmit nuk tregojne lufte per pushtet. Ndryshe nga femijet neurotipike, keto simptoma tregojne frustrim, frike ose dhimbje qe femija I spektrit po perpiqet te komunikoje. Ndertimi I nje plani me ndihmen e pediatrit per te siguruar aksesin e femijes ndaj burimeve terapeutike eshte vendimtar per sigurimin e nderhyrjeve te hershme ndaj femijes. Autizmi shfaqet ndryshe ne vegjeli tek djemte dhe vajzat, si pasoje, djemte zakonisht marrin nje diagnoze me te sakte me shpejt sesa vajzat.

Autizmi gjate vegjelise tek djemte Diagnostikimi I crregullimeve te spektrit tek djemte gjate vegjelise eshte shume me I perhapur, zakonisht dhe me I lehte, sesa diagnostikimi tek vajzat. Djemte te moshes 2-4 vjecare zakonisht tregojne simptoma te lidhura me spektrin, si aftesite e dobeta sociale, interesa te kufizuara dhe probleme me shqisat. Keto simptoma perkeqesohen kur ata nisin te integrohen me moshataret e tyre ne kopsht. Djemte me crregullime te spektrit gjithashtu mund te mos jene te lidhur me personin qe kujdeset per te. Simptomat e verejtura gjate foshnjerise, si mungesa e kontaktit me sy dhe mungesa e interesit ndaj lojerave, mund te evoluoje ne lidhje agresive ose apatike me kujdestarin e tyre. Per me teper, crregullimet e shqisave jane me te veshtira per tu menaxhuar nga nje femije me crregullime te spektrit ne krahasim me femijet tipik. Djemte e kesaj moshe pergjithesisht kane akses me te gjere ndaj burimeve terapeutike ne krahasim me vajzat e padiagnostikuara. Eshte e rendesishme te perdoren keto burime sa me shpejt te jete e mundur.

Autizmi gjate vegjelise tek vajzat Sipas “Cleveland Clinic”, vetem 1 ne 3 femije te diagnostikuar me autizem eshte vajze, ku vetem 1 vajze ne 9 djem diagnostikohet me nivel te larte funksionimi ose Asperger. Po behet gjithnje e me e qarte qe autizmi nuk eshte me i rralle tek vajzat, por qe keq-diagnostikohet si crregullim komunikimi ose vonese ne zhvillim. Nje studim i “Cleveland Clinic” tregon se vajzat nuk jane te paraprira te tregojne simptomat klasike te meshkujve si per shembull mungesa e interesit, por kane me shume veshtiresi ne situata sociale, episode agravimi te theksuar dhe jjane me te prirura te dhunojne veten. Keto vajza zakonisht diagnostikohen me vonese ne zhvillim dhe nuk arrijne te marrin nderhyrjet dhe kujdesin e duhur. “Cleveland Clinic” sygjeron te jeni aktiv dhe 5e kontaktoni specialistin nese vini re shenja autizmi tek vajza juaj, sidomos ne periudha te check-up.

Autizmi tek femijet Instituti Amerikan I Shendetit Mendor citon 4 simptoma “klasike” per diagnostikimin e crregullimeve te spektrit te autizmit Aftesi komunikuese te dobeta, interesa te kufizuara, sjellje te perseritura, aftesi verbale te limituara ose inekzistente. Femijet e diagnostikuar gjate vegjelise mund te jene duke punuar me terapi, por edge femijet e moshes shkollore mund te nisin gjithashtu trajtimin ne kete moshe. Disa aftesi te cilat mund t'u mesohen femijeve pa aftesi verbale jane komunikimet jo verbale si: shenjat ose vizatimi, shkrimi per te komunikuar. Psikologet, psikiaterit dhe terapistet mund t'u mesojne femijeve me autizem menaxhimin e sfidave te tyre, te vleresojne eksperiencat dhe te menaxhojne sjelljet vete-dhunuese.

Takimi me pediatrin Gjate chek-up, pediatri I femijes do te fokusohet ne zhvillimin e femijes. Gjate takimeve mund te vini re qe femija juaj nuk po zhvillohet si moshataret e tij. Femija ndoshta nuk bashkevepron me ty sic bashkeveprojne femijet e tjere me prinderit e tyre dhe mund te shfaqe simptomat e listuara. Nese vereni qe dicka nuk shkon, kontaktoni pediatrin e femijes per te bere nje seri testesh diagonstikuese. Keto teste jane jo-invazive dhe zakonisht perbehen nga vleresimi I nivelit te zhvillimit dhe nje pyetesor per kujdestaret e femijes.

Cfare te sjellesh ne takimin me pediatrin? Disa prinderve u ngjan e nevojshme te mbajne nje liste me simptoma qe dyshojne te jene te crregullimeve te spektrit dhe te ndjekin frekuencen e ketyre sjelljeve. Ky lloj dokumentimi I jep pediatrit te femijes nje ide me te qarte per simptomat e femijes dhe frekuences se simptomave. Shumica e foshnjave me autizem I zhvillojne aftesite me vonese, ne disa raste kane regres ne aftesite sociale dhe procesimin e shqisave.

Marrja e nje opinioni te dyte Nese pediatri eshte i pasigurt per diagnozen e femijes, rekomandohet marrja e nje opinioni te dyte pasi nderhyrjet e hershme jane celesi per terapite e ardhshme te femijes. Gjithashtu sygjerohet veprimi sa me i heret, pasi nderhyrjet mund te ndryshojne udhen e zhvillimit te femijes suaj dhe te permiresojne rezultatet ne shkolle dhe ne ambjente sociale. Citohet se gjate 3 viteve te para te jetes sjelljet e femijes jane shume te lakueshme dhe qe femijet jane te predizpozuar per te ndryshuar sjellet e padeshiruara ne sjellje te deshirueshme. Ata sygjerojne te provoni disa nderhyrje deri sa te gjeni metoden dhe terapistin me te cilin femija juaj pershtatet me mire.

Nderhyrjet e hershme per crregullimet e spektrit te autizmit Pediatri juaj mund t'ju ndihmoje nev kordinimin e trajtimeve dhe strategjive me te pershatshme per femijen tuaj. Ai mund te sygjeroje bashkepunimin me nje psikolog, psikiater ose terapist. Ne vijim jane nderhyrjet me te perdorura per trajtimin e autizmit. Ne lidhje me kurrikulen e nderhyrjes se hershme (ESDM), shume familje zgjedhin te perdorin ABA, e cila perdor sistemin e perforcimit pozitiv dhe angazhimin prinderor ne program. Analiza e Aplikuar e Sjelljes mund te vazhdohet gjate viteve shkollore duke iu pershtatur nevojave sociale dhe te sjelljes. Programi nxit femijen te zoteroje emocionet e tij dhe te pergjigjet ne menyre te pershtatshme. Femijet me autizem mesojne sesi te shprehin nevojat, deshirat dhe frustrimet e tyre. Programi shpesh perfshin anetaret e familjes ne sesione te terapise per te praktikuar aftesite ne nje ambient te sigurt dhe te kontrolluar, para se ti perdorin keto aftesi ne shtepi.

Perktheu dhe pregatiti: Autizmi Albania


Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page