top of page

Shenjat që bebi juaj s’ka autizëm




- Bën kontakt me sy me personat që në moshë të hershme, ndjek me sy fytyrat dhe objektet ndërsa lëvizin nëpër dhome

- U përgjigjet tingujve duke e kthyer kokën drejt burimit të zërit, është vigjilent kur dëgjon zëra të njohur ose zhurma të tilla si zhurma e lodrave ose muzikë

- Buzëqesh dhe qesh. Buzëqeshjet sociale zakonisht zhvillohen rreth 2 muajsh, ndërsa e qeshura shpesh pason rreth moshës 3 – 4 muaj. Këto janë shenja të rëndësishme sociale që tregojnë se fëmija juaj po ndihet i lumtur dhe rehat në mjedisin e tij

- Arrin dhe kap objektet, çka tregon se bebi juaj ka zhvilluar aftësi të koordinimit të syve dhe duarve, thelbësore për zhvillimin fizik dhe konjitiv. Rreth moshës 4 – 6 muajsh, foshnjat fillojnë të kapin objektet që mund të arrijnë, i kapin me të dyja duart, i tundin, i përplasin së bashku ose i fusin në gojë

- Shfaq interes për njerëzit, çka tregon një zhvillim të shëndetshëm social dhe aftësi të forta njohëse dhe te kujtesës - ata njohin fytyrat e njohura! Foshnjat mund të tregojnë interes për njerëzit duke i ndjekur me sy ose duke u kthyer nga u vjen zeri

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page