top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Shpesh vajzat me autizëm mbeten të padiagnostikuara sepse nuk u përshtaten stereotipeve të autizmit

Updated: Jul 24, 2023


Shpesh vajzat me autizëm mbeten të padiagnostikuara sepse nuk u përshtaten stereotipeve të autizmit dhe maskojnë simptomat më mirë se djemtë

Më shumë djem se vajza diagnostikohen me autizëm. Jo sepse më shumë djem kanë autizëm. Shpesh autizmi tek vajzat duket ndryshe nga stereotipi i sjelljes autike, kështu që mund të mos diagnostikohen nga mjekët

Vajzat me autizëm mund të mos kenë aq shumë sjellje të përsëritura sa djemtë, ose mund ti kenë më të fshehura

Vajzat me autizëm shpesh kontrollojnë sjelljen e tyre në publik. Ata mund të kenë mësuar herët të buzëqeshin ose të kenë kontakt me sy, mund të jenë më të interesuara të bëjnë miq sesa djemtë me autizëm.

Kur vajzat me autizëm nuk diagnostikohen, ato humbasin mbështetjen që mund t'i ndihmojë në sfidat e tyre, të ndërtojnë aftësi e t’ia dalin në shkollë

Ato mund të lodhen nga përpjekjet për t'u përshtatur, ose ngacmohen sepse u mungon socializimi. Kjo mund të çojë në depresion, ankth a vetëbesim të ulët.

Ndërhyrja e hershme është e rëndësishme që vajzat të marrin mbështetjen që u nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur.

43 views

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page