Si reagojne motrat dhe vellezerit e femijeve me autizem?
Të kesh një vëlla, ose motër me autizem është pasuruese edhe sfiduese. Vellezërit dhe motrat e fëmijëve me autizem shpesh janë veçanërisht të kujdesshëm, të dhembshur, të pavarur, tolerantë dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Por ndonjëherë mund të ndjehen të trishtuar, të shqetësuar ose të hutuar për sjelljen e vëllait ose motrës dhe efektet në jetën familjare. Gjeni mënyren që fëmijët me autizem dhe vëllezërit apo motrat e tyre të kalojnë kohë argëtuese së bashku Vendosni rregulla, role dhe përgjegjësi familjare Është e rëndësishme që fëmijët tuaj të ndiejnë se po trajtohen në mënyrë të barabartë. Rregullat e qarta familjare mund të ndihmojnë në këtë: Kur është e mundur, vendosni rregulla familjare që janë të drejta dhe të qëndrueshme për të gjithë fëmijët tuaj. Përdorni strategji për të inkurajuar sjellje të mirë te të gjithë fëmijët tuaj. Mundohuni të mos pranoni sjellje agresive ose lënduese nga fëmija juaj me autizem nëse nuk do ta pranoni nga fëmijët tuaj të tjerë. Menaxhoni ndjenjat negative të vëllezërve dhe motrave Ndërsa ju jeni duke mësuar dhe përshtatur me autizmin, fëmijët tuaj të tjerë mund të kenë disa ndjenja negative. Ata mund të ndiejnë: xhelozi për kohën që kalon me vëllain ose motrën e tyre; dekurajim, sepse vëllai ose motra e tyre nuk duket se duan të luajnë me ta; ndjehen të turpëruar nga njerëzit që vështrojnë ose nga vëmendja e padëshiruar gjatë daljeve në familje; shqetësim për ndonjë rol të ardhshëm si kujdestar për vëllain ose motrën e tyre. Ndihmoni femijet tuaj te menaxhojne keto ndjenja duke punuar së bashku për të dalë me disa pika pozitive për ndjenjat e fëmijëve tuaj dhe të kuptojnë se ndjenjat e tyre janë normale. #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus
Comments