top of page
Writer's pictureAnjeza Dishnica ali

Si te kalojme nga nje femije qe kendon ne nje femije qe komunikon?


Si te kalojme nga nje femije qe kendon ne nje femije qe komunikon?

Shpesh femijet me autizem dhe sidomos vajzat kendojne dhe perdorin kenget si nje menyre per te ndervepruar, per te komunikuar apo edhe per tu shmangur nga kerkesat.

Kjo tregon qe femija ka aftesi vokale, por nuk do te thote qe flet apo komunikon. Si te perdorni kete aftesi per te rritur aftesite verbale?

Hapi pare qe duhet te beni eshte te mos perforconi kengen, pra kur ju i kerkoni femijes te beje dicka dhe femija fillon te kendoje, ju mos e nderprisni kerkesen tuaj, duke u kenaqur qe po kendon, por vazhdoni me kerkesen tuaj.

Prezantojini femijes objekte lodra qe i pelqen dhe emertojani. Edhe nese nuk i emerton por vazhdon ende te kendoje, ju mos u dorezoni. Keto aktivitete duhet te jene me minuta te caktuara pergjate dites.

p.sh. nese deshiron te luaje me peshkun dhe sapo e sheh peshkun thote Baby Shark, apo do qe te luaje me yllin dhe sapo e sheh yllin fillon kendon Little Star, ju prezantojini emertimin: Peshku, Ylli. Nxiteni te imitoje fjalen pas jush 2-3 here pa e lodhur apo trysnuar. Nese e imiton eshte perfekt, nese jo, mos ia jepni objektin. Ndoshta femija nuk po ju ndjek duke imituar vokalisht, por ka mesuar dicka: ne vend qe te kendoje, duhet te flase.

Pra qendrimi dhe sjellja juaj duke mos perforcuar kengen, ben qe fokusi i femijes te mos jete ne te kenduarin e vazhdueshem, por te fokusohet te fjala.

Kalimi nga kenga ne fjale behet sipas ritmit te femijes dhe menyres se si prindi menaxhon fokusin nga kenga te fjala.

Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/RPAlwmEoNAc

Na ndiqni!

44 views

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page