Si te shmangni mashtrimet ne fushen e autizmit?
- Anjeza Dishnica ali
- Nov 11, 2019
- 4 min read
Updated: Apr 10, 2020
Autizmi eshte nje crregullim i komplikuar dhe jo shume mire i kuptuar. Asnje nuk e di me siguri shkakun e autizmit, dhe nuk ka aktualisht nje kure te caktuar per kete crregullim. Asnje nuk mund t'ju thote sa mire mund te reagoje femija juaj ndaj terapise ose sa do te ece ne te ardhmen. Me kaq shume pasiguri, shume njerez jane te etur per informacion te sakte. Si rezultat, individed e prekur nga autizmi jane shpesh shenjestra e mashtirmeve qe ofrojne pikerisht kete siguri. Kur ju i besoni keto mashtrime, ju harxhoni para ne nje produkt apo proces qe ben shume pak ose asnje gje nga ato qe siguron. Biles ne raste me te keqija, demton femijen tuaj. Ketu jane disa keshilla per te shmangur keto mashtrime:
1) Shmangni cdo gje qe deklaron "Kuren e autizmit"
Nese do te kishte nje kure per autizmin, te jeni te sigurt se do te ishte ne perdorim per te gjithe individed me autizem. E vetmja arsye qe mjeku juaj nuk ju ka ofruar nje kure per autizmin eshte se ne fakt nuk ekziston nje e tille. Ka trajtime qe mund te jene efektive ne zhvillimin e disa fushave te femijes suaj por nuk ka asnje produkt te cilin ju mund ta blini dhe asnje terapist te cilin ju mund ta paguani qe t'ju largoje autizmin.
2) Shmangni cdo gje qe deklaron "zhdukjen e te gjitha simptomave te autizmit"
Simptomat e autizmit jane te ndryshme ne varesi te personave te ndryshem, nga vonese e gjuhes ne mosfunksionim sensor, veshtiresi te nxenuri, koeficent inteligjence i ulet, veshtiresi te aftesive sociale, agresion, ankth etj. Sigurisht qe terapia ndihmon zhvillimin e ketyre fushave duke u shtrire ne kohe por nuk ka asnje terapi qe te trajtoje te gjitha keto probleme ne te njejten kohe.
3) Shmangni produktet qe deklarojne "te sherojne" personat me autizem
Nese nje person me autizem eshte vrare, eshte i semure apo eshte duke kaluare nje traume, atehere atij i duhet sherim. Por ne situata te tjera nuk mund te themi se personi me autizem eshte i semure. Keshtu qe nuk i duhet sherim. Trajtime detoksifikimi qe deklarojne se largojne toksinat nga trupi ne menyre qe trupi te sherohet jo vetem qe nuk jane efektive, por jane te rrezikshme. E verteta eshte se autizmi nuk sherohet, por vetem mund te trajtohet.
4) Shmangni trajtime "sekrete" te autizmit
Ka disa faqe webi dhe reklama qe iu ofrojne familjeve te femijeve autike trajtime sekrete te autizmit te cilat i njohin vetem pak persona. Normalisht, kushdo qe mban sekrete trajtimet e autizmit ka nje problem serioz me etiken (dhe me siguri nuk e ka idene e trajtimit apo kurimit te autizmit)
5) Shmangni trajtimet e autizmit qe vijne vetem nga nje burim
Ka disa njerez qe besojne se kane gjetur trajtimin e vetem efektiv por nuk e mbeshtetin kete me studime rreth efikasitetit te trajtimit qe aplikojne. Ndonjehere mund t'ju thone se nuk kane kohe ta matin efikasitetin sespe nuk ka nevoje se eshte e dukshme. Por si nje prind i pergjegjshem, ju duhet te kontrolloni nese trajtimi eshte i testuar dhe nese mbeshtetet nga studime ne menyre qe ai te jete i sigurt per femijen tuaj.
6) Shmangni trajtime te autizmit te cilat nuk munden te matin efektin e trajtimit
Dy pyetjet e para qe duhet t'i beni terapistit jane: " Cilat jane qellimet/objektivat e ketij trajtimi?" dhe " Si do t'i matni ju rezultatet e trajtimit?" Nese nuk ka objektiva specifike dhe nuk ka matje te vazhdueshme dhe te rregullta te rezultateve, si mund ta dini se ky trajtim funksionon? E verteta eshte se shumica e femijeve autike do te zhvillojne aftesi te reja me kalimin e kohes si rezultat i rritjes, por nese nuk jeni duke matur efektin e terapise, ju nuk mund ta dini nese terapia e zgjedhur ka ndikuar ne pershpejtimin e procesit te zhvillimit apo jo.
7) Shmangni provat me trajtime te ndryshme vetem sepse ju lexoni apo degjoni "deshmi" nga persona te ndryshem
Shpesh mund te lexoni neper disa faqe webi shprehje si "Xhudi ishte me lot ne sy kur tregonte se terapia e re e Dr. X i kishte rikthyer femijen". Keto histori mund te kene ndonje grimce te vertete, por ne pergjithesi jane 99.9% mashtrime. Nese X doktor vertet ka punuar per nje trajtim te caktuar, ju do te degjoni per te nga nje institucion i njohur mjekesor ose nga botime shkencore por jo nga reklamat e Google.
8) Shmangni cdo gje qe quhet "mrekulli", "e mahnitshme", "revolucionare", "zbulim i madh"
A mund te kete ndonje zbulim te madh ne autizem? Sigurisht! Por cdo organizate e besueshme dhe e themeluar mire qe ben nje zbulim te madh nuk perdor superlativa per te shpjeguar zbulimin. Fjale si "mrekulli" dhe "revolucionare" jane per ata njerez te cilet harxhojne shumicen e kohes dhe te ardhurave te tyre per marketing sepse produkti i tyre thjesht nuk eshte i vlefshem ashtu sic deklarojne ata. Ne rastin e autizmit, produkti mund te jete i rrezikshem per shendetin e femijes suaj.
Nuk eshte e lehte te jesh prind i nje femije autik dhe t'iu thuash "jo" trajtimeve qe mund "te largojne autizmin" te pakten ne teori. Si nje i rritur i zgjuar dhe i pergjegjshem, ju duhet t'i zgjidhni keto situata, por duke shmangur disa nga mashtrimet ne fushen e autizmit ju mbroni femijen tuaj dhe kuleten.
Pergatiti: Autizmi Albania
Comments