Si të mësojmë fëmijën të kërkojë verbalisht diçka që i pëlqen
Një nga pyetjet kryesore që shpesh na drejtojnë prindërit e fëmijëve me autizëm, eshte: Fëmija im emërton objekte, imazhe në mënyrë spontane, por kur e pyes çfarë do, ai nuk më përgjigjet, kur e pyes çfarë është kjo, nuk më përgjigjet.
Këshilla ime është, në këtë moment fëmija ka një repertor verbal, por nuk e përdor si mënyrë komunikimi dhe ndërveprimi, nuk përdor gjuhën me funksionin për të bashkëvepruar me të tjerët
Një teknikë e thjeshtë që duhet të bëni është ta drejtoni objektin tek fëmija pa i bërë pyetjen Çfarë do, pa e pyetur asgjë, por prisni disa sekonda duke mbajtur objektin në dorë
Nëse fëmija e thotë emrin, ju i jepni topin, nëse ai nuk e thotë, do ta modelosh duke thënë Topi, ai thotë Topi pas teje dhe pastaj ti ia jep topin
Në këtë mënyrë do të punoni për të zbehur imitimin e tij vocal, qe duhet të kalojë në emërtimin që, në situatën kur sendi është në dorën tuaj, ose diku, fëmija përdor gjuhën me funksionin për të kërkuar objektin
Pasi fëmija ka kërkuar një numër të caktuar objektesh duke pyetur, atëherë mund të bëni pyetjen Çfarë do, në mënyrë që ai të përgjigjet Topi, Treni dhe gjithçka tjetër që tashmë ka mësuar të emërojë për të kërkuar
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/PhRSXDpmI_U
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments