Si të ndihmojmë femijet dhe te rinjtë me autizem për të menaxhuar ankthin e tyre rreth COVID-19
- Anjeza Dishnica ali

- Mar 19, 2020
- 2 min read
Updated: May 6, 2021
Për shkak të rritjes së niveleve të ankthit tek individët me autizem në krahasim me popullatën e përgjithshme, nuk është për t'u habitur që shumë nga femijet dhe të rinjtë me autizem ka të ngjarë të shqetësohen dhe madje të panikosen për mënyrën se si ata dhe të dashurit e tyre mund të preken nga COVID -19. Ju inkurajoj të shikoni fëmijën ose adoleshentin tuaj për shenja ankthi apo shqetësimi (p.sh., pyetje të përsëritura ose lëvizje të trupit, më shumë vështirësi në gjumë, probleme me ndarjen nga ju, dhembje në stomak). Për shkak të vështirësive në bashkebisedim dhe komunikimin shprehes, këto shenja mund të jenë shenjat e para që fëmija juaj shqetësohet për COVID-19. Ata me siguri do të kërkojnë siguri, fakte të përshtatshme dhe strategji praktike për të menaxhuar ndjenjat e tyre rreth virusit. Për më tepër, është e mundshme që një sërë ndryshimesh në jetën e tyre të ndodhin, të tilla si kujdesi ditor, mbyllja e sherbimeve te specialzuara, mbyllja e shkollës, prindërit që punojnë nga shtëpia ose anëtarët e familjes sëmuren. Te gjitha keto jane shkaktare ankthi dhe është e rëndësishme që ne të fillojmë t'i përgatisim fëmijët tanë sa më shumë që të mundemi. Ja disa hapa te pershkruar më poshtë:
Nëse femija eshte i vogel mund të mos ketë nevojë të diskutoni nëse nuk bën pyetje ose nuk shfaq më shumë ankth se zakonisht. Paraqitni faktet në lidhje me virusin në mënyrë të qetë dhe të përshtatshme dhe largojeni nga siguri e tepruar qe mund te kerkoje. Përdorni imazhe, video ose një histori sociale qe lidhen me informacione per COVID- 19. Menjanoni ose minimizone ne maksimum lajme ose diskutimet mbi statistikat e viruseve. Përgatitni ata për ndryshim. Shkollat mund të mbyllen, anëtarët e familjes mund të sëmuren, por ne mund të përqendrohemi në aspekte pozitive (për shembull, qëndrimi në shtëpi i mban njerëzit të sigurt dhe ne do të kemi më shumë kohë për të luajtur lojëra në internet me miqtë). Nëse fëmija juaj ka një dietë të kufizuar, përpiquni të pajiseni me ushqimet e tyre të preferuara. Mbani në vend rutinat dhe ritmet e përditshme sa më shumë që të jetë e mundur. Beni nje plan për vetë-izolim. Filloni të përpiloni një listë aktivitetesh, lojëra, dokumentarë për këtë kohë. Përqendrohuni të shijoni së bashku këtë kohë familjare. Emocionet janë ngjitëse prandaj duhet ta mbajmë veten sa më të qetë sepse personat me autizem kanë ngritur sistemet shqisore dhe ka të ngjarë të tërheqin ndjenjat tona të panikut. Praktikoni teknikat e zvogëlimit të ankthit si një familje ( joga, meditim, rite shpirterore). Nëse fëmija juaj nuk duket se është në gjendje të menaxhojë ankthin e tyre, ju lutemi kontaktoni një psikolog ose mjekun tuaj. Dr.Theresa Kidd



Comments