Femijet me autizem shfaqin nje nivel te ulet te nderveprimit dhe nivel te ulet social, per pasoje ajo cka shohim eshte nje nivel i ulet ne fushat e zhvillimit global. Nese niveli i zhvillimit ne fusha te ndryshme eshte specifik nga nje femije tek tjetri ne varesi te nivelit te demtimit qe femija ka, sjellja eshte problematike e perbashket, themeltare tek cdo femije me autizem.
Kjo shpjegohet nga fakti qe nje femije me autizem i qaset Tjetrit ne nje menyre te vecante, cka lidhet me menyren se si ai percepton dhe nderton raportin me ambjentin rrethues: objekte dhe njerez. Gjithashtu nje femije me autizem reagon ndjeshem ndaj stimujve te jashtem: zhurma, drita, aroma.
Kjo qasje lidhet me menyren se si femija dekodon informacionin qe i vjen nga ambjenti rrethues.
Dinamika e sjelljes se nje femije me autizem ben qe cdokush nga ne, profesionist apo prind, duhet qofte ta nxisim te vije drejt nesh sepse kjo e ndihmon te mesoje dhe zhvillohet, po aq edhe duhet te kuptojme sjelljen e tij dhe te gjejme menyra te thjeshta per ta kuptuar dhe drejtuar sjelljen, ne menyre qe te kemi nje nderveprim dhe mundesi komunikimi, qofte jo verbal ose verbal.
Per keto arsye, puna me nje femije me autizem duhet te kete ne fokus menaxhimin e sjelljes dhe jo te mesuarin. Ndaj puna jone duhet te ndihmoje femijen te vetemenaxhohet, duke i dhene mundesine te mesoje sjellje te pershtatshme.
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania!
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiABA #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #ABATherapy #spectrum #AutismAwareness #screening #SpecialNeeds #supervision #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieABA #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments