Sjelljet stereotipike trupore tek femijet me autizem shpesh jane menyra komunikimi, veteqetesimi apo dhe shmangieje
Si duhet ti menaxhoni? Nese i keni dhene femijes nje kerkese apo detyre dhe ai shmanget me sjelljet e tij vetestimuluese, ne fillim priteni pak nese sjellja po ndalon; nese sjellja nuk ndalon, vazhdoni me detyren apo kerkesen ne menyre qe te injoroni sjelljen e tij shmangese per te shkuar drejt kryerjes apo perfundimit te detyres
Mos e ridrejtoni sjelljen vetestimuluese ne formen e nje kerkese, kur femija ka sjellje te tilla mos e pyesni Cfare do, ose mos i jepni atij dicka qe i pelqen, sepse ne kete forme keni kthyer sjelljen e tij vetestimuluese trupore dhe shmangese ne nje menyre komunikimi.
Prisni pak sekonda derisa sjellja te zbehet minimalisht, dhe pastaj ta pyesni femijen Cfare do?
Mos mbireagoni, mos shfaqni shqetesim apo emocion kur femija i ben keto sjellje, sepse keto sjellje perforcohen dhe perdoren nga femija si menyre per te marre vemendjen tuaj
Respektoni stereotipite e femijes tuaj sepse ne thelb jane qenesia e nje femije me autizem, por ajo qe duhet te beni eshte ta ndihmoni femijen qe keto sjellje mos ti beje as menyra komunikimi dhe as shmangie kur i duhet te mesoje apo te nderveproje
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/kNZbhLBgoVk
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments