Sot dua te flas per sjelljet stereotipike ne raport me objektin qe hasen tek femijet me autizem ne moshe te hershme
Femijet mbajne 2 objekte ne duar, nuk e leshojne objektin, nuk e japin objektin, qajne fort kur ia kerkon qe t’ia marresh, i rreshtojne objektet, grumbullojne shume objekte, i flakin, i godasin objektet
Kjo ndodh sepse femijet ne moshe te vogel ende nuk kane ndertuar nje raport me objektin dhe nuk e perdorin ate ne menyre funksionale.
Si duhet ti menaxhoni keto sjellje? Se pari, ekspozojeni femijen me funksionin e objektit ne loje ose aktivitet
Nese femija kerkon qe te mbaje 2 objekte ne duar, i mban fort ato, ofrojini nje loder qe atij i pelqen, duke e mesuar femijen qe ta leshoje objektin nga dora, ta jape kur i thoni Ma jep, ta vendose ne doren tuaj ne menyre qe te mesoje komanden Ma jep, ta lidhe me veprimin e dhenies se objektit
Ofrojini femijes aktivitete te thjeshta te futjers se objekteve ne kuti me ngjyra, kjo e ndihmon femijen te mesoje qe ne vend qe ti fuse ne goje, i vendos dhe ben nje aktivitet duke zbatuar keshtu dhe komandat
Nese femija kerkon te rreshtoje shume objekte sepse kjo i pelqen, p.sh. ka femije qe duan te rreshtojne pafund lapsa, ju mos ia ndaloni kete sjellje por mesojini sensin e mases, jepini nje numer te caktuar lapsash me te cilet ai luan
Ekspozojeni femijen tuaj ne funksionet e objekteve, ne loje funksionale dhe ne te mesuarin e mases me objekte te cilat kerkon ti perdore ne menyre te vazhdueshme stereotipike
Videon e plotë e gjeni në YouTube në kanalin Autism Albania! https://youtu.be/vHegh4M-WQI
Na ndiqni!
#AnjezaDishnica #autizem #AutizmiAlbania #NderhyrjeHershme #TerapiAba #TrajnimiPampers #spekter #NevojaSpeciale #asd #asperger #esdm #AutismAlbania #EarlyIntervention #AbaTherapy #spectrum #screening #SpecialNeeds #supervision #PottyTraining #AutismAwareness #AutismeAlbanie #InterventionPrécoce #ThérapieAba #spectre #SensibilisationAutisme #dépistage #BesoinsSpéciaux #autismus #therapie
Comments