top of page

Struktura tek femijet me autizem

Updated: May 6, 2021



1. Jini te qendrueshem Femijet me autizem kane veshtiresi ne transferimin e aftesive qe kane mesuar nga nje ambjent ne nje tjeter. Qendroni te informuar rreth aftesive qe femija juaj ushtron me terapistin ne menyre qe te vazhdoni te njejtat teknika edhe ne shtepi. Eksploroni mundesine e transferimit te teknikave te terapise edhe ne ambjente te tjera. Eshte po ashtu e rendesishme te jeni te qendrueshem ne menyren si nderveproni me femijen tuaj dhe si i menaxhoni sjelljet sfiduese. 2. Permbajuni orareve Femijet me autizem bejne me te miren e tyre kur kane nje rutine apo orar te strukturuar mire. Vendosni nje orar per femijen tuaj me kohen e percaktuar te ushqyerjes, terapise, shkolles dhe gjumit. Mundohuni ta respektoni sa me shume kete strukture. Nese do ju duhet te dilni ndonjehere nga kjo rutine, pergatiteni femijen qe me perpara. 3. Shperbleni sjelljen e mire Perforcimi pozitiv (shperblimi) i ndihmon shume femijet me autizem ndaj perpiquni te evidentoni momentet me te mira te femijes suaj dhe perforcojini ato. Shperbleni femijen tuaj kur shfaq sjellje te mira apo kur meson nje aftesi te re duke ia specifikuar pse po e shperbleni. Eksploroni menyra te ndryshme te shperblimit me lodra, aktivitete, perkedhelje, shetitje, video te preferuara etj. 4. Krijoni nje zone te sigurt ne shtepi Krijoni nje hapesire private ne shtepine tuaj te cilen e perdor femija juaj per tu qetesuar dhe per tu ndjere i sigurt. Kjo perfshin organizimin dhe caktimin e kufijve ne menyre te tille qe femija juaj mund ta kuptoje. Shenjat/tabelat vizuale mund t'ju ndihmojne per kete. Mund t'ju duhet po ashtu te siguroheni qe ambjentet e shtepise suaj nuk rrezikojne ne ndonje menyre jeten dhe shendetin e femijes suaj, sidomos kur femija perfshihet ne tantrume apo sjellje te tjera vete-lenduese.

Pergatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page