top of page

Të kalosh ditën gjatë mbylljes së shkollës.

Updated: May 6, 2021

🏡



🔎 Eshtë me rëndësi të dime se cfarë keshillash të japim kur shkollat jane mbyllur dhe prindërit përballen me një periudhë të pacaktuar kohore pa shërbime. Këtu janë disa ide se si të silleni çdo ditë me fëmijën tuaj me autizëm. Qëllimi ynë nuk është vetëm të lehtësojmë këtë tranzicion (për fëmijën tuaj dhe tërë familjen tuaj), por gjithashtu të përgatitemi për tranzicionin e ardhshëm kur shkolla dhe sherbimet terapeutike te fillojne.

🕠 Së pari dhe më e rëndësishmja, përpiquni të ruani rutinat e vogla sa më shumë që të jetë e mundur. Për shembull, zgjoni femijen si cdo dite dhe visheni, ne vend qe ta lini me pizhama gjithe diten.

📝 Siguroni strukturen e femijes. Një gjë e thjeshtë që mund të bëni si për veten, ashtu edhe për fëmijën tuaj është të krijoni një orar për çdo ditë. Të përfshira në këtë orar mund të jenë rutinat themelore (ngrihuni dhe hani mëngjes,) dhe ato të reja (aktivitet te ndryshme ). Mos harroni të shtoni rregullisht larjen e duarve pasi ky është parandalimi më i mirë për përhapjen e virusit.

🗓 Tregojini femijes ndryshimet ne nje kalendar ose ne nje skeme ne lidhje me rutinen. Nje suport visual i kesaj natyre do te ishte shume i dobishem per perpunimin e informacionit.

🏞 Merrni ajer te paster. Perpiquni qe te gjeni mundesi qe te luani me femijen ne nje ambient te hapur , ne oborr mund te beni disa pasa me top,te ngase bicikleten etj , ne ballkon mund te luani nje loje qe ngjall interes per femijen.

✅ Jepi pushim vetes. Cilado qofte rutina ditore qe ju keni zgjedhur duhet të përfshijë disa pushime edhe për veten tuaj. Kjo mund të lejojë që fëmija juaj të shikoje televizor ose youtoube për 15 minuta në mes të ditës, në mënyrë që të mund të merrni pak fryme.

👩‍💻 Pyetni terapistet tuaj per keshilla. Ata mund të kenë sugjerime se si dhe kur të përdorni përforcues gjatë kësaj kohe, ose mënyra se si mund të përfshini mirëmbajtjen e aftësive gjatë gjithë ditës.

🧮 Përdorni materiale të njohura. Nëse është e mundur, përdorni materiale si në shkollë apo terapi që janë të njohura për fëmijën tuaj që mund t'i ndihmojnë ata të qëndrojnë të angazhuar gjatë kohës kur jeni duke punuar.

💡 Jepini mundësi pëfshirje fëmijës. Hapi i parë për kete eshte qe te lejojme femijen te zgjedhe aktivitet apo edhe te jape ide rreth ushqimeve apo drekes.

🚿 Bëjeni argetuese larjen e duarve : Meqenëse do ta bëni këtë më shpesh me fëmijën tuaj, përpiquni ta bëni atë me argëtim. Këndoni këngën e tyre të preferuar gjatë fërkimit të duarve, përdorni sapunë që shkumëzojnë me shume ose kanë aromat e dëshiruara, dhe luani me flluskat.

🔴 Se fundmi , Autism Research Institute po pret disa artikuj me keshilla për prindërit se si të merren me çështje që lidhen me ndryshimet në orare dhe rutinat për shkak të Coronavirus. Programe te tilla mund ti shikoni këtu: https://www.autism.org/webinars-autism/. Differents Roads to Learning Pregatiti: Autizmi Albania

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page