top of page

Zhvillimi i femijes gjate vitit te dyte te jetes dhe crregullimi i spektrit te autizmit


Zhvillimi i femijes gjate vitit te dyte te jetes dhe crregullimi i spektrit te autizmit

Kjo periudhe karakterizohet nga nje vrull zhvillimi ne te gjitha fushat. Kjo eshte mosha kur femija ka arrire zhvillimin motor cka i lejon qasjen e pavarur ndaj objekteve, eksplorimin e tyre, njohjen e funksioneve dhe referimin ne nje mjedis te plote fizik ku objektet ekzistojne edhe kur nuk jane ne fushen e shikimit ( femija kerkon me kembengulje objektin e fshehur). Njohja e ambjentit fizik, pavaresia motore e bejne femijen te kushtoje vemendje jo vetem ndaj objekteve por ndaj sjelljeve dhe veprimeve te Tjetrit ( imitimi i veprimeve paralel me Tjetrin apo pasi femija ka pare veprimin). Prania e fjaleve, e fjaleve - fjali dhe perdorimi i tyre per te komunikuar jane " qershia mbi torte" ne kete faze.

A duhet te shqetesohen prinderit kur nuk shohin kete vrull zhvillimi?

Mungesa e ketij vrulli apo pamjaftueshmeria e aftesive te femijes ne kete periudhe jane nje "kembane alarmi" qe zhvillimi i femijes nuk po ecen ne trajta natyrale dhe spontane. Vezhgoni sjelljet dhe aftesite e femijes te tilla si: - nderveprimin qe femija mban me Tjetrin - tolerancen ndaj frustrimeve qe i shkaktohet kur i jepen komanda te thjeshta apo kerkesa - kembenguljen per te arrire diçka - pranine dhe aftesine e femijes per te mesuar duke vezhguar te tjeret - aftesine per te marre, dhene dhe ndare vemendje - pranine e vokaleve, tingujve dhe fjaleve

Nje sy vezhgues mbi frekuencen e ketyre aftesive, pamjaftushmerine api mungesen e tyre do te ndihmonte prinderit dhe sidomos prinderit e rinj per te drejtuar shqetesimet e tyre ndaj zhvillimit te femijes ne kete periudhe. Anjeza Dishnica #autizem #autism #femije #nderhyrje #terapi #mbeshtetje #ndihme #psikolog #asd #spekter #prinderim #spectrum #asperger #NevojaSpeciale #AutismAwareness #autismus #NderhyrjeHershme #EarlyIntervention

Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page