top of page

Çfarë nuk duhet bërë kur fëmija diagnostikohet me autizëm

Updated: Dec 1, 2023


Në momentin e diagnozes së autizmit, prindi informohet per problematiken e femijes, bota e tij përmbyset dhe gjendet ne pasiguri te plote

Rrjedhimisht prindi kerkon zgjidhje të shpejta, alternativa te shpejta, deri edhe ne kura që pretendojnë se kurojnë autizmin, por duhet theksuar qe autizmi nuk është nje sëmundje, por nje crregullim qe kërkon një mënyrë tjetër të menduari

Kur fëmija diagnostikohet me autizëm, është e rëndësishme që prindërit t'i qasen situatës me mirëkuptim dhe duke u informuar drejt

Natyrshëm qe secili prind merr kohë për të pranuar diagnozën dhe është shumë e vështirë të pranosh që fëmija që është fizikisht kaq "mire", mund të ketë një çrregullim zhvillimi që e bën atë të shkëputur nga ambienti, nga bota, deri ne piken qe ai nuk e quan nënën e tij “ma” apo qe e shpërfill praninë e saj

Për interesin më të mirë të fëmijës, diagnoza nuk duhet të vonohet dhe ndërhyrja e hershme është çelësi i rezultateve më të mira. Sa më herët qe të ndërhyhet te femija, aq më shume do te kete nje efikasitet te punes, nje rehabilitim optimal te aftesive te zhvillimit te tij

Mos humbisni kohë për të pranuar diagnozën. Nuk ka rrugë të shkurtra për trajtimin. Interneti jep shume informacion, çfarë nuk shfaq, cfare nuk ofron si alternativa dhe metoda te shpejta per trajtimin e autizmit, por duhet te fokusoheni dhe ti qaseni trajtimeve te cilat jane shkencerisht te verifikuara dhe te mbështetura nga studimet nder vite

Gjithashtu mos bëni krahasime midis femijeve apo personave te ndryshem me autizem, sepse çdo individ është unik në kuptimin dhe zhvillimin e tij


Na ndiqni dhe në https://youtu.be/_j_pg5MgLG0


Comments


  • YouTube
  • TikTok
  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Anjeza Dishnica
inkubator mësimi

autizmi - ali

© 2020 by Anjeza Dishnica

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko Konsulte falas

Pyet për çdo gjë

Faleminderit per dergimin!

Do pergjigjemi sa me shpejt!

bottom of page